Vjeshta ma më fund ka ardhë,
E kangët e fjalët si gjethet janë thâ,
I kena ndër kambë.
Zemra
Gadi tuj u vyshkë,
Nji rrahje ma teper,
Nji rrahje ma pak
Kan ardh imazhe të reja në qytetin e vjetër,
Nën kupola flamuj të ri valëviten
Aroma të reja përhapen çdo kand
Tan qirinjt i kam ndezë
Zjarri n’oxhak
Dimni n’prag
Kush na ndalë mâ, Amber
Kët’prag apokalipsit un e njâlla shpresën prap
E kalla ndarjen e i lashë historit
Le t’pikojn gjak
Tan pragjet i kapërcyeme ma n-fund
Tash para gjumit t’dimnit
Mundena andrren me e ngjâll prap
Kush na ndalë Amber,
Kush?
Veç vedit t’nxanun n’lak…