Poezia e Enver Sahitit është një dedikim prekës për nënën e tij, e cila ka ndërruar jetë, por mbetet e gjallë në kujtesën dhe zemrat e familjarëve të saj. Me një gjuhë të thjeshtë dhe të sinqertë, a utori përçon dhimbjen e humbjes dhe mallin e pashuar për një figurë aq të dashur si nëna. Vargjet e tij përshkruajnë përkushtimin ndaj saj dhe ndjesinë që, edhe pse fizikisht ajo mungon, prania e saj ruhet përherë në shpirtin e tyre.
Figura e nënës përshkruhet me një respekt të thellë dhe me admirim për qëndrueshmërinë dhe fisnikërinë e saj, duke u ngritur si një simbol që mbetet i pavdekshëm. Vargjet “Dheu nuk t’është shembur / E ende nuk je tretur” krijojnë një imazh të fuqishëm të qëndrueshmërisë së saj, duke nënkuptuar se shpirti i saj është i paprekur dhe qëndron si mbështetje për familjen, edhe përtej varrit.
Poezia mbart një ndjesi të ngrohtë dhe ngushëlluese për të gjithë ata që kanë humbur prindërit e tyre, duke i kujtuar se dashuria dhe kujtimet për ta nuk shuhen kurrë.
Ta kujtoni me mall e dashuri Nënën tuaj poet, Enver Sahiti.
Te varri pa muranë
Kur vizitoj tëndin varr
Zemra nga vendi don t’më dal
Se në këtë varr pa muranë
Një grua e madhe n’të pushon.
Dheu nuk t’është shembur
E ende nuk je tretur
Dhe qëndron aty
por dhe në kujtimet tona
Siç ishe një grua e pa epur.
Ende jetojmë me ty,
por jo dhe fizikisht
Ti o Nënë fisnike
Ne mendjen e zemrën tonë
Nuk hiqesh për asnjë çmim.