Kur hana nuk më del,
se nuk del vetë apo ma nxanë retë
edhe gjumi nuk më vjen,
por më len me sy çelë
e shkon përmas malesh ty e lypë hanën
deri në mëngjes.
Me hanën në qiellë jam lidhë fort herët,
që kur isha në djep.
Netët pa hanë kurrë s’i kam deshtë
se kurrë s’deshta terr.