Sunday, November 17, 2024
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-VETËM NJË STINË

Gjelina Maçi Keci-VETËM NJË STINË

Nuk dua ,
Por Jam e detyruar të iki dhe unë shumë larg,
Nuk mund të të shoh, duke dhënë frymën e fundit,
Si enë plakë, e shpikur, që rrjedh çdo ditë nga pak,
Derisa të boshatisesh e të jesh gojës së ujkut.
Të gjithë atyre që u duhesh e zënë në lak e pa bërë gjak…


Më duhet të iki se, nuk mund të shoh diellin, kur lind i mërzitur ,
E hënën në lot pa yje mbuluar me mantelin gri,
Deti i tërbuar heshtjes pa pikë dashururie nga ajo që do ai.
E bregu gjithnjë pa puthjet e valës, dallgëve i mbytur,
Qiellin e ngrysur me re të zeza në breshër e stuhi,
Braktisur pa zogj, dallëndyshe e bilbilë,
Malet pa zana të ikura nga bora e përhershme,
Toka rënkon për orën e vet, pa lule e trendafilë.


Nuk mund ta shoh gurin,
Kur të çahet nga dhimbja e dhimbjes së tij,
Prej mallit nëpër troje i vetëm në shtëpi;
Nuk mund të shoh gjyshër me fotografi në duar
Në ikje të pashmagshme, kur treni i jetës u ndalon
Me lot të ngrirë hapit fundit të vetmuar.


Nuk dua të shoh gjarpërinj, çdo ditë duke të helmuar,
E krokodilë që enden në gëzimet e tyre duke ngrënë,
Mrekullitë e tua, trupin duke ta copëtuar.


Raki, musht e verë në gosti shtrigash me magji,
Dy a tre kolltukë fantazmash pa veshë e sy në ballë,
Pa shpirt, pa zemër dhe pa dashuri.


Ikën engjejtë, tani çirren për fron vetem djaj,
Nuk dua të shoh Drinin, kur të ndryshojë rrjedhën e tij,
Fushat djerrë e ferrat aty t’harruara përherë
E vendi kthyer në greminë memece pa gjuhën e tij,
Pa pranverë, pa sythe dhe pa lastarë…
Vetëm një stinë jetë atdheu, vetëm një stinë
Tri të tjerat vrarë…


Por dihet që Shpresa e fundit vdes
Vesa avullon kur Dielli shëndrit
Edhe pse nuk dua , duhet të pres
Dhe ikja do t’kthehet, në ardhje nji ditë .

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT