Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritAlbana Methoxha-MALLI I VJETËR

Albana Methoxha-MALLI I VJETËR

Vështrimi tretur përtej vjeshtës,
ndalur kushedi në ç’stinë,
sytë përlotur shohin larg,
kur e njohu dashurinë.


Në një vjeshtë iku larg,
me ylberet udhës shkoi,
pas la mall e dhembje,
tis i vjeshtës seç lotoi.


E kërkon në çdo stinë,
nëpër lule, nëpër gjethe,
digjet zemra krejt prej malli,
në kujtime, ethe tretesh.


Mund të “çelej” prapë lule,
si ajo s’mund të ketë tjetër,
vijnë e shkojnë radhë stinët,
asgjë s’shuan mallin e vjetër.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT