ndjenjën mos e mbaj peng
paragjykimi vullnetin mos ta frenojë
çel shteg
pa asnjë frikë
veshu me ngjyra behari
merr guxim e fluturo
si zog pranvere nëpër kaltërsi
mendimi të jetë i lirshëm
si një zemër e çiltër
thellohu plotësisht në përjetimin
e çasteve magjike
të bukurisë së shpirtit
poezia është zëri
që e imiton ndjenjën e tij
diellit si një puhizë t’i biesh syve
thuaji se edhe qenia jote
është një grimcë shkëndije
në qiellin me yje
të flatroj imagjinata
në çastet e zgjimit
si gurrë e ujit që derdhet
në luginën e lumit
një majë lapsi
dhuntitë të t’i imitojë
në zemrat e të tjerëve t’i germizojë
si aromë trëndafili çdokush t’i shijoi!