Avokati i FFK-së, Taulant Hodaj ka reaguar pas vendimit të UEFA-s, ku ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës u vendos me rezultat zyrtare 3-0.
Ndeshja ishte ndërprerë në minutën e 90-të, kur rezultat ishte 0-0, ndërsa në kor filluar thirrjet “Serbi, Serbi” nga tifozët rumunë.
Avokati i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, është i bindur se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) me seli në Llozanë, do ta kthej në favor të Kosovës vendimin e UEFA-s.
Hodaj beson se Kosova do ta fitojë rastin në CAS, ku do të drejtohet, pasi nuk janë shqyrtuar disa nga pikat që FFK i ka paraqitur.
“Federata e Futbollit e Rumanisë dënohet për thirrje raciste, ksenefobe, diskriminuese, mesazhe politike dhe sjellje të tjera të papranueshme. UEFA ka marrë një vendim duke dënuar Federatën Rumune të Futbollit me një gjobë qindra mijëra eurosh dhe një ndeshje pa tifozë, për shkak të sjelljeve, raciste, ksenofobe, politike, diskriminuese dhe të papranueshme të tifozëve, ekipit dhe zyrtarëve të saj gjatë ndeshjes kundër Kosovës. Ky vendim po ashtu ka vendosur që rezultati i ndeshjes të jetë 3:0 në favor të Rumanisë. Kjo pjesë e vendimit së bashku me disa shkelje tjera të Rumanisë që ende nuk janë marrë parasysh konsideroj që mund të ndryshojnë në CAS, Lozanë në favor të Kosovës sepse kemi një numër të madh të shkeljeve dhe dënimet tashmë të vërtetuara ndaj Federatës Rumune që duhet të konstatojnë ndërprerjen e ndeshjes e jo veprimi i futbollistëve të Kosovës”, ka shkruan Hodaj në “Facebook”.