Wednesday, November 20, 2024
BallinaVitrina e libritFatime Kalimashi -DHIMBJET E FSHEHURA NË SYTË E NËNËS

Fatime Kalimashi -DHIMBJET E FSHEHURA NË SYTË E NËNËS

Sa fjalë mbetën pa u thënë
sa shumë ëndrra të përgjysmuara
gjurmëve të jetës që lënë i kemi,
duke i shpresuar dëshirat e ëndrrave.


Sa shumë vuajtje, sa shumë mall
sa shumë dhembje e përballje,
shumë dëshira ngelën peng
plagët thellë kanë zënë vend.


Sa shumë pritje tek pragu i derës
duke prit zogjtë e pranverës
në sytë e nënës dhimbjet e fshehura
lotët e saj i numëron ditët e heshtura.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT