Ditari im i vjetër,
mbetur tej në harrime,
penë, bojë, laps e letër,
qe dikurë kjo Bota ime…
Mykur ke plot sekrete,
që veç teje kush s’i di,
si pirati humb në dete,
fshehur hyja unë tek ti…
Herë-herë të mërzitja,
të qortoja…pambarim,
buzë-varur nga paditja,
ndoshta qe veç faji im…
Ditari im i vjetër,
të kujtoj me mall e lot,
penë, bojë, laps e letër,
pajë nga ty…i ruajë sot…