Nga Mentor Serjani
“Të jesh krijues do të thotë të jesh në dashuri me jetën.Ti mund të jesh krijues vetëm nëse e do jetën mjaftueshëm,sa që të duash të rrisësh bukurinë,të duash të sjellësh pak më shumë muzikë,pak më shumë poezi,pak më shumë vallzim”
«OSHO»
Gjithmonë në kohën e lirë në fund javë e shfrytëzoj për të lexuar por edhe për të rilexuar libra dhe aq më tepër në tetorin e letërsisë.Është fjala për librin me poezi të poeteshës Brikena Qama “Dëshirat e mija perëndojnë çdo mbrëmje” i cili qysh në krye të herës e deri në fund përshkohet nga dashuria si përmasë njerëzore e cila në vetvete është produkt i tërheqjes shpirtërore. Para se të japim mendimin mbi poezin e saj le të bëjmë pak retrospektivë se çfarë është në fakt poezia.Ajo është një gjini letrare që shprehet në vargje një lloj i hershëm i krijimtarisë poetike ku nderthuren figura të ndryshme stilistike,vetë poezia mund të jetë lirike,epike,erotike,elegjiake ,baladë etj. Poezia që shkruan Brikena ka përjetime emocionale e frymëzuar nga ndjenja të fuqishme në përditshmërinë e saj ,të cilat ajo i shpreh nëpërmjet fjalës së qëmtuar me kujdes,fjala krijon vargjet e vargjet strofat që nxjerrin në pah mendimin botën e brëndëshme të saj ,duke çliruar energji pozitive që ngrohin zemrën,pasurojnë mëndjen e zbukurojnë shpirtin . Poezia e saj është e mrekullueshme një varg i lirë,një baladë mahnitëse e qarë ashtu siç e qajnë këngën popullore lebërit ,toskët e gegët për nga arti i krijimit por edhe ai i interpretimit .Me poezinë e saj Brikena u jep kuptim ngjarjeve në veçanti e tërë jetës në përgjithësi,poezia e saj vjen si një muzë e veçant.”I lumtur është në botë ai të cilin e duan muzat” thuhet në himnet e Homerit.Poezia vjen si muzë e veçantë,ajo është e mbushur plot dritë që ndriçon si busullë diellore sikur ta kishte bekuar vetë Apolloni ,duke i kthyer figurat poetike në metafora ,kjo bie në sy qysh në hapjen e librit në kopertinën e saj shkruan”E lashë vargun të lirë /të tërheq vetveten/deri në fund të durimit/As atëherë nuk gjeta përse zgjodha/të hyjë në këtë lëkurë transparente”apo “Pas lotit” ;përqafimi yt është lëndina ku kullot lule-vese shpirti im i brishtë/është shtëpia ime me çati të drunjtë që më ngop me sytha shprese,”Këto vargje kanë brënda një “buzëqeshje “ të padukshme që të jep fatin e lumtur,bardhësinë e agimit të së resë,një pranverë shpirtërore .Duke vazhduar :”njerzit janë valixhe të mbërthyera me
shtatë kyçe /harruar në hambare anijesh me vela/dëshira në shishe të dyllosura/nisur drejt Itakës së ngecur mbi njërën nga kokat e meduzës.” dhe në poezinë me numur katërmbëdhjetë shprehet :..”Por unë e ndjej shkallmimin e qenies/segmente indesh e nervash që këputen e koklaviten mes tyre”,pra veç mesazheve të dashuris përcillen edhe përcillet edhe trishtimi urrejtja ,revolta për gjërat që nuk janë ashtu siç duhet të jenë .Autorja ngre lart anët e mira të shoqërisë shqiptare e sidomos të gruas por nga ana tjetër fshikullon me “kamzhikun”fjalë dhe zhbiron e shkërmoq fenomenet negative të botës ku jetojmë. (Të vërtetat e mia janë shkarpa të thata/më gjakosen tabanët e kërcitjet më shurdhojnë…)
…”dëshirat e mia perëndojnë çdo mbrëmje/i gris dhe unë në dhjetëra copëza për mos t‘u rikthyer as si kujtim…”.Poezit sipas vlerësimit ,ndjesisë perceptimit që mund të japi çdo njeri është i ndryshëm,ndërsa për mua poezia e Brikenës është diçka e lartë si e mbinatyrshme si një hyj që ka krijuar e drejton gjithçka.Vargu :/“një puthje te cepi i syrit/aty ku më qëndiset loti..”si dhe : “kur vendosi nata të vishej e të ikte/unë ende qëndroja e strukur në një kënd..”Pra poezia përshkruhet nga një stil i veçant ku përmes figurave letrare jepen mesazhe të fuqishme në pak vargje e strofa,por që ka një mendim të ngjeshur ,se nuk është si proza që të jep mundësinë për një tjerrje më të gjatë të mendimit.Të flasësh shkurt duhet të mendosh e lexosh gjatë,deri sa dijet e tua të bëhen sa një “mal”e prej tyre të merret esenca e të dali thelbi,fillesa jetësore e çdo krijimi. Në libër gjithashtu ajo vendos forcën e gruas në qëndër të zhvillimit të shoqërisë,ashtu si planeti diell ku çdo gjë duhet të jetë rreth tij,ashtu edhe ajo shndërrohet në vargun e saj si një diell i jetës sonë Në poezitë e saj ka dhe dhimbje hidherim “në datën e lindjes së tij/i dhurova mungesën time…”; njeriu pre i një morali verbal,të përshtatur sipas rastit…”;..”fillimisht e çakorduam lahutën/më pas ia shkulëm telin/e në të varëm krenarinë ballkoneve të botës/harkun e mbajtëm peng/të gozhduar trarëve të kullave…”Sa më shumë ta lexosh një libër aq më shumë vlera do nxjerrësh prej tij ,detaje të rëndësishme që nuk i ke vënë re më parë,sepse çdo gjë duhet parë në dritëkohën që është krijuar ,por edhe në dritëkohën që është studiuar Poezitë e Brikenës janë një zotërim i emocionit njerëzor, janë besim,rrebelim,intimitet,është si një rrjetë e thurrur bukur ,ku ndërveprojnë figura të ndryshme letrare.Poetja është një mjeshtre e magjishme.Aristoteli na mëson se :”poezia është identiteti i imitimit të gjërave dhe dukurive”Ja dhe disa aforizma “Të gjitha nevojat e mia vdesin në dëshirat e tua”; “Jam vetëm një fjalë larg teje e ti kilometra nga unë” ; “Ego-n e kam pas lidhur në kreshpa e ua lashë grabitqarëve “ ; “Rruga nga mitra në varreza është një mal me kuba gjithëngjyrësh” ;etj etj Autorja e mbyll këtë libër me vjershën :Në vend të pasthënies
Qaj së brendshmi/si ujvarat e kripura lëshohen vrullshëm/e më pastrojnë shpirtin/urrej në heshtje/se mureve të mi /u kam mësuar oshëtimën/dashuroj me zë /se veç këtë dua/të mbani mend prej meje. Atëherë krijimet e Brikenës burojnë nga zemra dalin në dritë nga mendja e transmetohen tek lexuesit ,fjala e saj ka forcë shije se në art si kudo duhet të guxosh.Poezia e Brikenës është një galaktikë më vete është si një pikturë e pikturuar me penel të hollë me dritë hijet e veta,si një këngë e kënduar me pathos që ngre peshë çdo qënie njerëzore,si një kotagente e jashtëshkruar rrethit shpirtëror .Pra mendoj se zbuluam shumë perla nga libri ,le tia lëmë të tjerat lexuesit.Para se ta mbyllim këtë shkrim le të themi se kush është Brikena Qama : lindi në Çorovodë më 29 dhjetor 1978
ku kreu shkollën tetëvjeçare dhe të mesme.Pas njohjes së gjuhës greke në Universitetin Filologjik të Athinës vazhdoi studimet në shkollën profesionale për ndihmës laburante farmaciste e radiologe
prej vitit 1997 jeton në Athinë,është firmëtare e ideimit dhe formimit të dy grupeve letrare “LiterArt “dhe klubit “Drita”,bashkpuntore e gazetës së Athinës,është nderuar nga lidhja e Gruas Shqiptare në Athinë me motivacionin:
𝑷𝒆̈𝒓 𝒌𝒐𝒏𝒕𝒓𝒊𝒃𝒖𝒕𝒊𝒏 𝒆 𝒔𝒂𝒋 𝒗𝒖𝒍𝒍𝒏𝒆𝒕𝒂𝒓 𝒏𝒆̈ 𝒔𝒉𝒆̈𝒓𝒃𝒊𝒎 𝒕𝒆̈ 𝒌𝒐𝒎𝒖𝒏𝒊𝒕𝒆𝒕𝒊𝒕 𝒔𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓, 𝒑𝒆̈𝒓 𝒑𝒓𝒆𝒛𝒂𝒏𝒕𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒆 𝒑𝒆̈𝒓𝒄𝒋𝒆𝒍𝒍𝒋𝒆𝒏 𝒆 𝒗𝒍𝒆𝒓𝒂𝒗𝒆 𝒌𝒐𝒎𝒃𝒆̈𝒕𝒂𝒓𝒆, 𝒅𝒖𝒌𝒆 𝒔𝒉𝒆̈𝒓𝒃𝒚𝒆𝒓 𝒔𝒊 𝒇𝒓𝒚𝒎𝒆̈𝒛𝒊𝒎 𝒅𝒉𝒆 𝒔𝒉𝒆𝒎𝒃𝒖𝒍𝒍 𝒑𝒆̈𝒓 𝒃𝒓𝒆𝒛𝒂𝒕 𝒆 𝒂𝒓𝒅𝒉𝒔𝒉𝒆̈𝒎” Prej vitit 2020 është Presidente e Lobit Euro Atlantik në bashkëpunim të gjërë në disa vënde të Evropës
Ka shkruar katër vëllime me poezi:
“Titulli i kujtimeve të mia”
“Bota poshtë takave”
“Pëshpërimat brenda meje”
“Dëshirat e mia perëndojnë çdo mbrëmje”,
shkruan skica dhe tregime,është gazetare e televizionit “Tribuna”që drejtohet nga bashkëkrahinari im i nderuar ,himarjoti, Robert Goro .Ajo ka të njohur shprehjen : “Qeshni se s’ka kohë ,-thënë në një intervistë të zotit Gazmend Agaj,-sepse me një buzëqeshje edhe dhimbja zvogëlohet”.Ja si shprehet ArbërAhmetaj në artikullin me titull:
Reflektim mbi librin me poezi “Dëshirat e mia perëndojnë çdo mbrëmje”, të autores Brikena Qama : Të rrish më gjatë me një poezi, në shoqërinë e hijeshisë së saj: ja ky është thelbi i këtij libri! Sepse koha e shkurtër e leximit të tri-katër vargjeve shumëzohet me kohën e reflektimit mbi to, me kohën që poezia i merr trurit të lexuesit për të vijëzuar në imazhe fuqinë e fjalëve, mbyll opinionin autori i mësipërm.Ndërsa libri vjen me një kopertinë të shtëpisë botuese “Adonis” Durrës me redaktim nga A.Hysa dhe në përkujdesjen grafike të :art graphic Studio adoniS .Urime dhe suksese Brikena.