Ata ecnin kokëlartë,gjoksin përballë erës,
Për shokë ideali,kurrë kyç s´i vunë derës.
Nuk hoqën dorë nga rruga që kishin nisur,
As kur i burgosën,as kur u thanë të krisur.
Dy të rinjtë ishin student,e një kohë ilegal,
Ata i ndiqte regjimi i egër,regjimi gjakatar.
Të betuar për atdhe,me shpirt revolucionar,
Luftëtarët e lirisë,në rrethim shkrepin zjarr.
Rezistenca e tyre ishte një heroizëm i rrallë,
Ndeshen ilegalët,me armikun ballë për ballë.
Trimat zemër shkëmb,në sulm s’u dorëzuan,
Atje te Kodra e Diellit,në katakomb luftuan.