Wednesday, November 20, 2024
BallinaVitrina e libritTaena Mata-Lotin nënës tek i'a pa

Taena Mata-Lotin nënës tek i’a pa

Zë dridhur pyeti
I vogli i saj :
O Ma,
Pse po qan o Ma..?


Pse jam grua o bir ! –
Ajo i tha…-
E përqafoi dhe vazhdoi –
As vetë se kuptoj…


As ti s’do arrish kurrë t’a dish,
Pse një grua qan…


Atëher’ djali tek i ati shkoi.
Buzëgaz ai i tha :
Gratë….euhhha !
Ashtu kot pa arësye
Gjithë gratë…
Qajnë…!


Pastaj… djali u rrit,
U bë burrë,
Po pse qanin gratë pa arsye,
Nga mendja s’e hoqi
Kurrë…


Dhe një ditë, Zotit iu lut.
Dhe Zoti iu përgjegj –
“Kur unë gruan krijova –
E desha atë perfekt.


I dhashë
Supe të forta, botën të tërë
Në to, ta mbante peshë
Dhe një shpirt të fuqishëm
I dhashë,
Të përballonte çdo dhimbje,
Çdo rrebesh.


E pajisa me krahë të fortë,
Të ngrihet kur rrëzohet,
I fala një shpirt të butë
Që fëmijët t’i dojë,
Dhe kur lëndojnë.


E krijova atë nga brinjë e burrit,
Zemrën e tij të mbrojë.
I dhashë asaj mënçurinë
Njeriun e mirë që me qëllim
Kurrë nuk lëndon,
T’a kuptojē…


Dhe së fundi i dhashë lotin
Dhe të drejtën
Që ajo t’a derdhë atë
Ku dhe kur të dojë.


Dhe ti bir duhet ta kuptosh,
Bukuria e një gruaje,
Në pamjen e saj të jashtme
Nuk qëndron,
Atë e gjen
Në sytë e saj,
Në ata sy
Që hapin derën e zemrës
Ku dashuria jeton…


Ndaj përpiqu bir
Kurrë mos i bëj
Sytë e një gruaje
Të lotojnë…”

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT