Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritAsllan Miftari-ËNDRRIME DHE DIALOG ME VETEN

Asllan Miftari-ËNDRRIME DHE DIALOG ME VETEN

Ëndrrime, ëndrrime…, pa fund ëndrrime…
Tymos nga një cigare, i zhytur thellë në mendime
Shfletoj libra si pa kuptim, në tryezën e punës sime
Jo rrallë herë pyes veten :
Përse kaq e vuajtur ti, o Shqipëria ime ?!


Shpresëhumbur, endësrrugësh, zyrash…
Të varfër pa asnjë thërrime !
Analistë të famshëm studiosh, që sjellin veç mallkime
Gazetarë rekrutë që bëjnë in-skenime !


Të gjithë heshtur, lodhur…vështrojnë e rrinë në mendime…
Rrugë duan të marrin për një jetë, disi më fine
Dhe zogjtë duket shqip me njëri – tjetrin flasin
Masivisht largohen e troç thonë :
Nuk ka më pas kthime !


Nganjëherë i vetmuar ulem me ndonjë gotë raki
Jo për të pirë..! – Thjeshtë, për t’ i bërë vetes shoqëri
Si detar varkëhumbur mes dallgëve të trishtuara, – tymos pa pushim si në vetmi !
Thellë – thellë mendoj e flas me veten time
I them..! – Mos m’ i shuaj këto pak ëndrrime !
Dhe papritmas, një dehje trurin më pushton
Jo nga aromë e rakisë…!
Por nga vargu i përlotur i poezisë sime !


Netë të gjata dimri rri pa gjumë
Mendimet më vijnë dhe ikin si lumë
Shpesh herë zihem me mendjen time !!
Si për çudi i them :
Përse moj kokëforta ime, m’ i nëpërkëmb
këto mendime ?!


A nuk është bota me shpresë dhe ëndrrime ?!
A nuk do mëkëmbesh dhe ti Shqipëria ime ?!
A nuk do të triumfojë ëndrra, e drejta ime ?!


Përsëri thellë – thellë tymos, si i humbur në vetmi
Si shkretëtirave të botës, ku s’ ka liri
Si errësirave te natës, ku çdo gjë është nxi
Këtë herë mendjen sado pak largoj, nga kjo vorbull me mendime…
Dhe vetes i them :
Përse shpresëhumbur…- ëndërrvrarë..?!
Një ditë do të dalin zotër…!
Do të bëhesh dhe ti Shqipëria ime !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT