Thursday, November 21, 2024
BallinaVitrina e libritAvni Neziri -ËNDËRR ARBËRISHT

Avni Neziri -ËNDËRR ARBËRISHT

Shtegëtarë jam
rrënjët nga Llapi i kam
fluturojmë larg e më larg
në varg derdhë dhimbjen


çë nga Istria …
krahëhapur
mbi kalanë e Ulqinit
përqafohem me Shkodër


Lezhë e Tiranë
zbresim në Durrës
mbi lashtësitë universitare
o Vlora e flamurit Arbërorë


Dardani, Iliridë e Luginë
Mërgata me halle nëpër botë
e unë, unë Llapin tim
ëndërroj vetëm Arbërisht


thërras Shqiponjat
Arbëreshët janë me ne
500 vjet dashuri, gjuhe e gjaku
Shqip Besa e Zoti


gjaku i shprishur
Gjuha e shenjtë
të parë me kulturën e lashtë
të duhemi si jemi dashtë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT