Ti m’duhesh shumë.
Aq sa, as vet s’e di.
Siç më duhet fryma
për me jetue.
Siç dielli i duhet tokës,
se s’ka jetë,
pa rrezet e tij
as unë s’frymoj
pa ty.
Ti m’duhesh,
kur unë qeshë,
se më je gazi,
n’buzën teme.
E gëzueshëm
vallëzon ditënetëve
n’mue,
m’freskon trupin
si uji n’krue,
m’perkëdhelë me andje,
si puhizë dashnie
m’prehesh shpirtit si dritëperendie!
N’andrra t’bardha
t’kam engjëll.
Ngjitun trupit tem.
Vjen e m’zdritë ftyrës
nadjeve,
e m’rrin ngjitë.
Me n’jatë nur t’bukur;
bash si lulja n’gem,
me m’pa kur t’i çeli sytë,
Oh ç’ma gëzon,
shpirtin tem.
Ndryshe pa ty;
s’e due hiç njatë ag dite.
As dielliin me rrezeartat
kur puth amël,
lulet me vesë,
edhe bota le t’fiket,
nese s’je me mue.
Asgja tjetër, nuk due!
veç Ti m’duhesh,
n’dritë t’synit.
për me m’jetësue,
ndaj mos ik kurrë!
Rri me mue!
Se në një dhomëz zemre,
mirë t’kam ngujue
dhe se vetem ty;
shpirtshëm të due;
Po po;
vetëm ty të due!