Më duhet të vetëheshtem..
Poshtë parvazit të syrit tënd
E di që shikimi yt i palëvisshëm
Zemrës i ngulet që më dhëmb!
Më duhet të vetëplurohem..
Në ajrin e hirtë aty mbi krua
Që ti të mos mundesh dot
Sytë të shkundësh mbi mua!
Hënës si vetull do i vetëshkoj!
Atje s’ka lotë, s’ka dhe vjeshtë
Ti e flladëruar do jesh..
Unë ndonjë guri i shkruar thjeshtë!