Mirmèngjes mall!
Ti, qè me braktise ,e nuk tè ndala dot .
U lodhe prej heshtjes sè gjatè ,
Prej dashurisè mèkat.
Tè kisha nè zemèr thesar.
E ,sa herè fshija pikèn e lotit,zgjoheshe ti.
Mè gurgullonin puthjet ,nè sy.
U lodhe mall ,duke te mbajtur nè shpirt
.
Vonesa e kujtesès!
Nuk te njoha, per njè cast te vetem.
S’edi nè e kish fajin mjegulla ,
Qè te mbronte kryet,
Apo koha e thermuar ,
Prej gishtave te stines shtrige.
E pamundur mos te njihja ty,
Por s’kagjè ,vete te gjeta.
U vonua nje çast , ajo kujtesè gri,
Tè zgjonte portretin tend ,
Mberthyer ne vite ,brènda ne shpirt.