Më prit kur nata të ketë rënë,
e hëna me yjet të kenë dalë
Më prit kur qielli të jetë zënë ,
më prit , më prit se kam shumë mall
Më prit me këngën e parë të këndezit,
më prit me yllin e bukur polar
Më prit me agun e mëngjesit ,
më prit ,më prit se kam me ardhë
Dhe n’ditën me diell më prit mua,
më prit dhe n’ditët me shi
Se shiun ,unë, gjithmonë e dua,
më prit e imja dashuri
Më prit dhe n’gjumë të parë,
më prit , më prit se do të vij
Më prit në ëndërr se kam me ardhë,
më prit ti, mua ,dashuri
Dhe në qoftë Dimër, prap kam me ardhë,
më prit , më prit se do të vij,
Ta shijojmë bashkë borën e bardhë ,
e ta ngroh shpirtin në tëndin gji
Më prit ,më prit dhe herë të tjera ,
se do të vij ,unë ,prap tek ti
Kur bashkë me lulet të vijë Pranvera ,
më prit ,më prit ,ti dashuri