Tuesday, January 21, 2025
BallinaVitrina e libritBule Biku-NATA. RRUGA E SHËRIMIT.

Bule Biku-NATA. RRUGA E SHËRIMIT.

kur vjen nata e më kërkon. Them
Mos vallë ajo, lutjen time e ndëgjojë ?
Mos ndoshta mes yjesh don të më ftojë
E banorë të qiellit po kërkon të më bëjë ?
O mos ndoshta, vetminë e trishtimin tim , ajo
Xhelozojë ?


Se një nga yjet e saj u shkëput e drejtë meje vrapojë ?
O ndoshta sekretet e hijeve tek unë ajo lexojë?
Mos vallë misteret e natës në qerpikun tim
U ulën të pushojnë?
Se ajo pa të gjithë zogjtë e errësirës, që folenë tek unë duan të ndërtojnë ?
Mos vallë dhe toka nën këmbët e mija të rrotullohej , ndalojë
E qielli të marrë frymë, harrojë ? Jo


Kur nata erdhi të më kërkojë
Më ktheu zemrën që nga unë ishte arratisur
Nata në barkun e saj e kishte mbledhur
Dhe me fantazi e dashuri e kishte mbushur


Dhe sot kur nata vjen e më kërkon
I dorëzoj asaj të gjitha brengat e shqetësimet
Që unë dhe ëndërrat
Me anë tè yjeve, të gjejmë rrugën drejt
Shërimit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT