Njitë brinjve dita mbledh krahtë ftyrëvelun,
mbas han’s verdhon si grue lehonë…
në t’përgjumjes natë, dikur vonë, m’u avit si hije,
veç dhamtë ia pashë, i shndrisnin neonë,
Pa rrobë n’trup ish kenë njaj lis i g’jatë
gjymtyrlshuem si rrfatë, ç’siluetë e gurtë…
Oh, po ndjells prap se prap!
Sa vapë ndiej, sikur digjem flakë,
ti veç ngat meje ndizesh njashtu pa t’prekë,
si gacë djeg nën lkurë…
Zgjat gishtat si inxhi, m’përpiu syshë,
ç’u drodha, tutsh mos shkrij,
njeshë kurmit t’tij, si fmija kur rrok
t’nanës gjij… ç’e mbrapshtë afrì.
Si rrshinë filloj me rigue poresh,
ç’dallgë e athtë fryma e tij,
n’flokë m’u ngatrrue,
dëshirçmendun ta pushtoj due,
n’jerm pëshpritë si ngratë, mos ik gojsheqere,
aromëftue, se t’due për besë… të due.
Iu turra si veri, zgurdulloj sytë, s’mu duk ai,
t’përmendet pakëz thashë…
ia shtrydha n’buzë do qershi, dy molla n’gji,
u mavijos, terr u ba,
duket paska kenë tue pritë njat dedik m’u përtrì
Fort mirë aj e din,
veç kur e kaploj si grue e derdhem si llavë,
njat herë mundet m’u dukë si burrë,
e me burrnue ma, kurrë aj shije s’ka, kurrë!