Monday, June 30, 2025
BallinaVitrina e libritIzet Abdyli -SI NJË METEOR

Izet Abdyli -SI NJË METEOR

Ibrahim Rugovës

Buzëqeshja e jote po i vret çdo ditë
Ata që si lakej turreshin dikur
E tash si të mjerë përkulen te varri
Ndërgjegje e vrarë u rëndon si gur

Ti me krenari lartësohesh në qiell
Këta me duar të zgjatura kërkojnë mëshirë
Ti me zemër të madhe sikur lutesh
Fali o Zot se çfarë bëjnë nuk dinë

Dhe vjen një ditë kur bëhen bilancet
E mira e keqja ndahen mënjanë
Dikush do të dali me faqe të bardhë
E dikujt as lumi të zezat s’ ja lanë

E ti i buzëqeshur na shfaqesh në shesh
Përball Skënderbeut dukesh madhështor
Për të gjithë ata që humbin rrugën në terr
Ti ua ndrinë rrugën si një meteor

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT