Monday, December 16, 2024
BallinaUncategorizedPetro L. Sota -TË ÇMËNDURIT PAS ASAJ

Petro L. Sota -TË ÇMËNDURIT PAS ASAJ

Çudi, se si iku vjeshta, pa thënë asgjë,
Sa i çmëndi poetët, që bridhnin pas saj,
Me mijëra vargje, ata shkruan për atë,
Dhe u bënë si të lajthitur, të gjithë pastaj.


Si të marrosur i thurnin, çdo ditë poezi,
I shkundën metaforat, si gjethe i rrëzuan,
Eh, vjeshta, me sy të përlotur nëpër shi.
Iku, ndërsa poetët, në vargje e mallkuan.


Nuk mbeti asnjë, që nuk shkroi një varg,
Dhe krahasimet mbetën të lagura në shi,
Dikush nga poetët, shkoi akoma më larg,
E quajti vjeshtën, një prostitutë në poezi.


Për këtë poetët në disa grupe u ndanë,
Sepse këtë varg, dikush e kish kopjuar,
U zunë me njëri tjetrin, çfarë nuk thanë,
Ç’mënduria e tyre, qiellin kish zëmëruar

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT