Erdhi kjo borë e butë u ul mbi petale,
më thuaj që su vyshkën trendafilat tanë,
gjurmët e vjetra tani i ktheu në të bardhë
qytetin e luleve dhe rrethinat për matanë.
Se pak bardhësi na duhet në jetë,
na i shtuan rrudhat qiejt me ngjyrë gri,
do ti qepem tinëz ndonjë reje të dendur,
të më zbresi aty, në stacionin që pret ti.
Kjo kohë shok është bërë largësitë,
dhe vetmia me zemër në dorë bredh,
le ta shuajmë sonte mallin e mërguar,
e nesërmja kushedi në ç’breg më hedh.
E di për mallin koha nuk mjafton kurrë,
Dhe ti do perserisje shpesh fjalën: Mos ik!
Ka erë që të syrgjynos larg dheut tënd,
Ka dhe të tjera që të rikthejnë: Ti më prit