Kush ma prishi gjumin mbrëmë,?
Gjumin, kush ma prishi mua,?
Pse s’ma tregon ti moj hënë,!
Ah…moj hënë, ,ti pse s’ma thua.!
Në se s’ma thua, do ta gjej vete,
Gjithë natën zgjuar sonte do t’rri,
Do të rri moj, se po më tretë,
Dhe po më djeg si prushi në hi.
Moj thëllëzë, unë vetë do t’kap,
Tek dritarja, kur më kalon,
Se do t’përgjoj, aty çdo natë,
Dhe këtë herë, jo s’më shpëton.
S’më shpëton, të kam zënë prita,
Por ti ndoshta nuk mund ta dish,
Ah, moj thëllëzë, fustan me pika,
Ti patjetër dhe njëherë do të vish…
Do të pres unë edhe pa hënë,
Dhe do të rrëmbej, kur të kap,
Pse ma prishe, gjumin mbrëmë,?
Disa puthje e më shumë do t’jap.
Por disa puthje nuk janë pak,
Moj thëllëzë fustanin me pika,
Në se s’të mjaftojnë për një natë,
Ti veç më thuaj, se për ty u fika.