E putha dhe sot këtë ditë
E tashmë po i them lamtumirë.
Më lër, i dashur diell, të ëndërroj
Për një të nesërme më të mirë.
Të bashkohem me yjet në qiell,
Ëndrrën ta bëj dashuri.
Më lër të zgjohem me krahë,
Se koha më ka prerë çdo fuqi.
S’dua të kem tjetër ëndërr,
Veç të ëndërroj për dashuri.
Të shërohem nga kjo kohë e nëmur,
Që na zbehu me çdo njeri.
Fytyrat t’i kemi qeshur,
Shpirtin plot ngrohtësi.
S’po të kërkoj gjë tjetër,
Më shumë se një botë me dashuri!