Mos kafsho hijen
Ulërimën e hapit tënd
Mos gëlltit cepin e rrugës
Shtegu të ngelet në fyt
Si një kafshatë e mjegullt
E lënë pas dore
Nga miliona milingona
Në trungun e trupit tënd
Larg me kilometra
Shiko rrezet e brishta
Të verbojnë sytë nga Hienat
E varura në bisht të diellit
Digjen dhe përvëlohen
Si një letër në flakë qiriri
Copëtohen si grimca atomi
Miliarda kilometra
Në galaktikën e qumështit
Shiko rreth vetes
Kthehu tek porta jote
Merr çelësin e dritës
Bëhu dritë e kësaj bote!