Friday, March 21, 2025
BallinaVitrina e libritBegu Davë-Ti veç jeto

Begu Davë-Ti veç jeto

Tu prit me u ba ma mirë
edhe kur ndjenja e braktisjes
të trazon çastin meditues.
Dimri t’bahet ma i ftohtë ,
kur ti , ndjen përgjegjësi mbi vete e për t’gjithë.


As palltoja e leshtë supeve s’të ngroh,
kur dhimbshëm e sheh jetën e vrazhdë ,
që t’mban për dore si nji fmi i pa rritun ,
dhe ti, urryeshëm n’këtë kohë
shum herë sheh veten tënde,
mbi pikpyetje nën urën e kalimit,
e duke e pyetur, përse jeton ?!


Nuk ke përgjigje !
Si shigjetë të ngulen mendimet
e të therin fort brenda shpirtit tand,
në ditët e ftohta të k’ti dimri.


Çdo plagë e kohës të përshkon në trupin e demoralizuar,
duke i vënë në radhë kujtimet,
që s’të lanë asnji shije t’amël,
dhe pëshpërit mes buzëve që duan t’flasin n’heshtjen e fjetun.


Edhe pse dhëmbët shtrëngohen nga i ftohti,
duke qëndruar buzë ujit që t’pret si brisk.
ti..flet me veten
duke thënë , s’ka asgjë,
do pres aty, ku dhe era lëviz me ngadalë,
e të prish baluken rënë mbi ballë.


Qëndron ashtu, n’pritje për me u ba ma mirë.
Ndoshta në shpirtin e grisun,
do të qepen ca rreze shprese ,
e nji diell do t’lind e do t’perëndojë përsëri për ty e për t’gjithë.
Prit dhe pak, ti veç prit,
pa u lëndu e mërzit,
se ka me u ba ma mirë e mos pyet ma përse jeton.


Kjo asht jeta !
Akrepat e sajë do të ndalin atëherë kur të jetë shënuar ora e fundit.
Ti veç jeto,
edhe pse një ndjenjë braktisjeje,
brenda vetes të mundo.!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT