Saturday, February 15, 2025
BallinaVitrina e libritMonda Braha-Shpirti i Poetit ...

Monda Braha-Shpirti i Poetit …

Eh në gjithësinë e sublimes
në pakufijtë e tejskajshëm
Ku bota hedh valle të ndryshme
Qëndron shpirti i poetit .


Tek petalja e trëndafilit ,
që t ‘lumturon me aromë e shndrit jetë
simbol i dashurisë …
te ai petal a trendafil
që thahet ,vyshket …
e të shoqeron në Lamtumira …


Shpirti i poetit qan dhe qesh…
lind te burimi i ujevarave ,
ku shtojzëvallet hedhin valle .
Por dhe te uragani ,
që përmbys botën me tufan
e asgjë derman si bën …


Tek lindin rrezet e diellit
e botën ngrohin
Rreze dashurie përcjellin
Si buzëqeshja e një fëmije të sapolindur ..


Sublimja nuk ka skaj ,e përtej saj
qëndron shpirti i poetit
Plot mister i pashtershëm ,
që dhe pas vdekjes jeton ..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT