Friday, March 21, 2025
BallinaLajmeU rikthye në punë sot pas pushimeve, humb jetën në galeri minatori...

U rikthye në punë sot pas pushimeve, humb jetën në galeri minatori 40-vjeçar në Bulqizë

Një minator ka humbur jetën këtë të hënë në një nga galeritë e kromit.

Paraprakisht mësohet se minatori S.T rreth 40 vjeç ka ndërruar jetë brenda galerisë teksa ishte rikthyer sot në punë pas pushimeve të fundvitit.

Ai është dërguar në spitalin e Bulqizës ku është konfirmuar vdekja e tij.

Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat nëse vdekja e minatorit ka ardhur nga shkaqe natyrale apo aksidenti në frontin e punës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT