Saturday, February 15, 2025
BallinaVitrina e libritAnelja Lako --ÊNDRRA DHE PUTHJE-

Anelja Lako –ÊNDRRA DHE PUTHJE-

Teksa të shoh në ëndërr,
Më vjen të t’rri pranë e t’shtrëngoj,
Por trembem se nuk dua të t’zgjoj!
Ndaj avitem të t’prek ngadalë e të shkoj…


Dua të t’puth, të t’tërheq drejt vetes,
Të t’puth pafundësisht, si një e marrë,
Dhe habitem me këto dëshira të çmendura,
Që si kam provuar kurrë më parë…


Dua të t’puth, shumë edhe më shumë,
Oh, përhumbem, saqë nuk e di,
A jam e marrosur pas teje unë,
Apo jemi kthyer të dy sot në femijë…


Dua të prek, por s’dua të të zgjoj,
Se do më çmendë shikimi yt, me ata sy,
Pastaj, atë çast, zemra do t’më ndalojë,
Do më ngjethej mishi, duke të ndier ty…


E kur të më puthësh ti, me aq dëshirë,
Çdo bëja vallë? As Zoti s’e di…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT