Saturday, April 19, 2025
BallinaVitrina e libritAge Bilani Luka-Harmoni e natyres...!

Age Bilani Luka-Harmoni e natyres…!

Si ndryshon moti neper dite,
neper jave e muaj ndryshon shume.
Neper stinë ndryshon gjithçka,
herë thatësirë,herë rrugët lumë.

Bukuri ka çdo ndryshim,
monotonin ai e ndryshon.
Ka gjiçka bukuri,
shpirti ketē ndryshim e don.

Bukuri kanë ditet me erē
dhe nëse ështëstuhi,
bukuri ditet me borë
gjithçka e zbardh per mrekui.

Dhe kur shi bie pa pushim,
bukuri ka perseri
edhe breshri kur troket,
te jep një tjetër ndjesi.

Po kur dielli rrezaton,
anë e mbanë vendin tim,
Me e madhja bukuri,
Ngroh gjithësinë e jep gjallërim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT