Tuesday, January 21, 2025
BallinaVitrina e libritVioleta Kadriu-AROMËSHPIRTI I VASHAVE T’ SHQIPTARISË

Violeta Kadriu-AROMËSHPIRTI I VASHAVE T’ SHQIPTARISË

Kur ta ndjeva, zemër moj,
atë aromë luleje bliri,
thashë m’ u dogj xhani, moj
i mbeti veç hiri!


Kur ta ndjeva, shpirto moj
atë aromë portokalli,
thashë më shituan gjithë zanat, moj
më mori lakmi dhe djalli!


Kur ta nuhata afër moj,
atë aromë luleje qershie,
u shkriva i tëri moj,
nga aromë vashe Dardanie!


Kur ta pashë n’ synë e bukur, moj
atë kuqëlim rreze hane,
u marrosa fare nga shkëlqimi, moj
vashe Llapi e Tirane!


Kur u deha nga aromë e jote, moj
prej luleje dafine,
seç më ngjalle epshet moj
për vashë Prishtine e Kline!


Kur ta putha gushën, moj
me aromë mushti mani,
më hoqe merakun e ëmbël, moj
vashe Drenice, Gjilani, Elbasani!


Kur të pashë me mintan veshur, moj
të shkrirë me fije ari,
seç më ndolle drithërima moj,
vashe Çamërie, Gostivari!


Kur më the “ Të dua”, moj
më përqafove e dashurove,
mora krihtë e shqipeve, moj
kreshtave Peje e Rugove!


Kur loze me mua valle, moj
më përqafove e pushtove,
më dogje të tërin, moj
me prush vashe Gjakove!


Kur ta përkëdhela flokun, moj
me aromë lule narcisi,
mora fuqinë e shkëmbinjve, moj
mora blerim nga lisi!


Kur t’ i pashë t’ rrëshqisnin trupit, moj
pikëla ujë kristal prej Drini,
seç më trande të tërin, moj
me zjarr vashe Ulqini!


Kur ta lëmova faqen, moj
oh, me shije fiku,
pushtova bahçe t’ psherëtimave, moj
vashe Diaspore e Kaçaniku

!
Kur ta putha buzën, moj
me shije manaferre,
s’ di a më shumë m’ i ndrite sytë, moj,
apo krejt m’ i erre!


Ah, kur ta dëgjova zërin, moj
tek i këndoje dashurisë e lirisë,
më dehe si me verëshpirtin , moj
e t’ gjitha vashave të Shqiptarisë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT