Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba -Hipokrizi

Arjana Fetahu Gaba -Hipokrizi

Eh ç’i punojme botes pa patur meshire,
E perplasim si te luajme me gogel,
Rrotullimi I saj tashme ka ngrire,
Ne shpirtin tone te vogel.


Kam pare si eshte perzhitur nga lufrat,
Kur nga qielli kemi zbritur zjarre,
Pastaj germuam gropa te thella
E kemi shtruar varre.


Ja vrame pulebardhat ne fluturim,
Sqepat ngaterruar ne plasmas,
Te ngordhur I gjetem brigjeve shtrire,
Sa dua te uleras.


Ja preme krahet qe gjelberonin,
E ngritem oxhaqe qe nxijne katran,
Ne jemi frika e botes tone
Ne jemi I vetmi dushman.


Ne kemi bomben atomike ne dore
Treguam kush ishim ne Hiroshime
Punojme me djallin si dezertor,
Tokes I dhame dridherime.


Pastaj kerkojme meshire nga zoti,
Gjashte dite me rradhe e kemi mallkuar,
Te djelave shfletojme librat e shenjte,
Koke ulur e te penduar.


Dhe prap kjo toke na mban mbi vete,
Zemerojme Zotin se e dime qe na fal,
Ne dezertoret e Tij shekullore,
Te kthyer ne djaj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT