Në shpejtësi koha kaloj
Sa hap e mbyll sytë
Sa ligêshti po ndiej në shpirt
E këtë zemra e çdo nëne e dinë.
Bekimet e uratat sot zen vend
Ti që merr këtë rrugë e shumë t’tjerë
Se ky vend aspak s’ju dha shpresë
Mërgimi rinin po na e tretë.
Nëna të jap urata e bekime
Të qoftë kjo rrugë me lehtësime
I rëndë ky çast o shpirt i nanës
Si ta ndaloj lotin mos t’më rrjedh në faqe?
Ku ta gjej këtë forcë e mos të qaj
Me ndjenja po luftoj veten të ta mbaj.
Ky gyrbet qenka i rëndë për të gjithë
Plagë e pashërueshme e dhimbje në shpirt.
E di se kur të kthehem në shtëpi
Mendjen do ta mbaj vetēm te ti
Çdo ditë do të lutem pêr shëndetin tënd
Nga larg me zemër do të të jem pranë.
Erdhi koha bir ti të kthehesh
Atje vetmin do ta kesh
E unë ketej permalluar do të jem
Nuk të kam afër aromën të ta ndiej.