Ajo,
Staturë e mefshët,
E rrafshët si mëndafsh,
Stoike
E fshehur nën klithma
E mekur,
Tegelësh bajatë
Ku qaforët qafëtrashë
Hijerëndë,
E zgrapin nën dorë
Si tutorë,
Nën sy
Që bërtasin
Pa fjalë
Shtëpi e saj
Një varr i stërmadh ,
Me ndjenja të vjetëruara basmë
Mbështjellë për të
Si qefin,
Që e gllabërojnë çdo ditë
Si vorbull pa fund
Në vetmi të saj
Përreth,
Me vizitorë,
Që shkojnë e vijnë gazmorë
Paradë ndrikullash i thonë,
E kurdisin atë
Të veshë manekinë
E ti ildisë me kujdes,
Jetë të prera në printera figurash
Në pëlhura ëndrrash
Ku nën qepalla,
Ajo,
Ul një mal me brenga,
Dhe ditën ngadalë
Qep me gjylpërë,
Me zigzakë të plasur zemre