Friday, February 7, 2025
BallinaSportDuran me dopietë, Ronaldo një gol më afër numrit 1000

Duran me dopietë, Ronaldo një gol më afër numrit 1000

Cristiano Ronaldo nuk ndalet duke shënuar gola.

Pak ditë pasi mbushi 40 vjet, superylli portugez realizoi gol në fitoren 3:0 të Al Nassr ndaj Al Feihas të premten mbrëma.

Ronaldo e shënoi golin e 924-t në karrierë në minutën e 74-t, ndërsa u zëvendësua në minutën e 84-t. Ishte goli i parë për të si 40-vjeçar.

Dy golat e parë për skuadrën arabe i shënoi debutuesi Jhon Duran, që për 77 milionë euro u transferua nga Aston Villa e Premier Leagues angleze.

Kolumbiani Duran shënoi në minutën e 22-të dhe të 72-të.

Al Nassr ka 41 pikë në vendin e tretë, aq sa ka edhe Al Qadisiya në pozitën e katërt.

Lider është Al Ittihadi me 49 pikë./Gazeta Express/

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Hil Mosi-Kosova Ne Lufte

Natasha Ilia-LUTEM!!