Friday, February 7, 2025
BallinaVitrina e libritNatasha Ilia-LUTEM!!

Natasha Ilia-LUTEM!!

Kam frikë të jem larg ty..
Po ndjenjat më pushtojnë..
S’mund të të flas të shoh në sy..
Nga larg dy shpirtra njëri tjetrin kërkojnë..

Frikë kam se vitet rjedhin si lumë..
E vala e turbulluar i përpin..
Vitet të mbrujtur me kripë e brumë..
Në brigje të panjohur mbrinë…

Po lutem e vdekjen kam frikë..
Pa ty në gji..ndjej vetmi..
Ulërin hidhur e më zë pritë…
S’mund,të më marë se gjallë më mban ti..

Dua të më mbash afër vetes…
Në cepat e fshehtë të zemrës…
Të mos më mbyt në fyt një frikë vdekje..
Shpirtin të mbaj gjallë me një ëndërr. ..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT