Si s’jam çmëndur deri m’sot,
S’do të çmëndem asnjëherë,
Rridhte qielli, shi me sqot,
E pikat binin, godisnin n’derë.
Në atë rrebesh me suferinë,
Ti hyre vrullshëm me drithërime,
Shfrynte era gjithë rrëmbim,
Si një ulkonjë me rënkime.
Oh, o zot, ç’po bëhet kështu,?
Ç’është ky dimër gjithë acar,?
Shihja thëngjinj në gjinjtë e tu,
Sikur digjeshin nga një zjarr.
Kullonte trupi pranë oxhakut,
Por dhe nga flokët gjithashtu,
Ndjeja aromë si të zambakut,
Kur avull nxirrnin, gjinjtë e tu.
Ty po të digjej, gjithë kraharori,
E ndërsa jashtë, i ftohtë janari,
Lëkurë e kofshës si petë lakrori,
E bardhë, e ndritshme si qelibari.
Oh, o zot, më mbaj fiqirin,!
Dhe mos më lerë, në çmenduri,!
Pkë, pikë, pikë, pikonte në gjirin,
Çm’u tha buza, por s’mundem të pi.