Më prit të lutem,
sa të mbjell një varg,
e hiç të mos ngutem,
ta ndjenj pranë e larg…
Më prit të lutem,
sa t’i flas pakêz erës,
e fare të mos i tutem,
rizgjimit të Pranverës..
.
Më prit të lutem,
sa të shteret ca nata,
mes valësh të futem,
kur të nisë shtërgata…
Më prit të lutem,
sa të ngjizë një poezi,
e hiç të mos ngutem,
tek penës t’i behem fli…