Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për një përleshje me armë zjarri më 29 janar në Prizren. Bëhet fjalë për Veton Hoxha, i moshës 33-vjeçare, shkruan Reporteri.net.
Në kërkesën drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se të përfshirët tjerë në këtë përleshje janë arrestuar.
“Me qëllim të ndriçimit të rastit, Prokuroria Themelore në Prizren ka autorizuar, në pajtim me dispozitat e nenit 76, paragrafi 2 i KPPRK-së, publikimin e fotografisë së të dyshuarit në media televizive dhe rrjete sociale.
Kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve për të ofruar informata që do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e tij. Nëse keni ndonjë informacion për vendndodhjen e të dyshuarit, ju lutemi të kontaktoni Policinë e Kosovës në numrin 192 ose të paraqiteni në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesë./Reporteri.net
