Wednesday, March 12, 2025
BallinaVitrina e libritCikël poetik nga Urim Mezini

Cikël poetik nga Urim Mezini

Cikël poetik
LUTTJE PËR PAQE !
(Në natën e ndërrimit viteve)

Nëpër shtigje dhimbjesh,endet pjesa më e madhe e kohës
Loti mbledhur shpirtrave t’lënduar,bëhet i rëndë
Disa politikuc,kujdesen,t’i sjellin paqe botës
N’për tavolina paqeje,e paqe kush s’përmend

Loti peshon më shumë, s’e peshë e shpirtit
Kur çdo ditë,fëmijë,e njerëz të pafajshëm vrasin
Yjet nga bombardimet,humbin shkëlqimin
Dhimbjet brenda shpirtit,me forcë ulërasin

More sharlatan,mendoni për ata fëmijë!
Jan’ lulet aromëplot,e ardhmëria mbi dhe
S’i s’vjen një revolucion,politikucët t’i përpij
Rend i paqtë të instalohet,me kushtetut të re

Pak shpresë lypin njerëzit e paqe kërkojnë
Jetën e grabitur,nga sharlatanët me kollare
U luta me shpirt,mbrëmë,në natën e
mot-moteve
Për paqe në botë,e vrasësit të dalin fare.                  

A KA NGELË KUND DASHURI ?

Çdo ditë e më shpesh më vret kjo pyetje
Ska orë të ditës,që vetes nuk ia bëj
Përgjigjet i marr prap me pikpyetje
Pak dashuri të lypësh,askund s’e gjej

Në çfarë fraksioni kohe po jetojmë ?
Në ç’pjesë të rrugës,ngeli dashuria?
Njëri-tjetrin,n’për skuta t’errta ngushtojmë
Në gjënë më të shpifur,po kthehet njerëzia

Njerëzillëku çdo ditë,vjen duke u mbaru
Iku,u zhduk,e humbi nëpër errësirë
Njerëz për fatkeqësin e tjertrit t’u u gëzu
Edhe sytë i dhembin,kur të shohin mirë

Botë,që nëpër mjegullnaj rrokulkiset
Nuk ka më paqe e as siguri
Çdo ekuilibër që pati,përditë prishet
Deri sa në zot ,s’ beson më njeri

BOTA PËR ÇDO DITË BËHET E ERRËT !

Errësira e kaparon këtë botë me shpejtësi
Zbehtësia gjithëandej,thuajse e ka mbuluar
Paqa është vjedhur,s’ka ngelë më dashuri
Jeta bërë mjaft e vështirë,për t’u jetuar

S’shikon kund shpresë,s’sheh as të ardhme
Kudo has mllef të shtuar,përzier me urrejtje
Zemrat kanë dal jashtë loje,duken të vrame
Dashuria,mbyllur në shumë drynj,n’vetvete

Shpresa dhe e ardhmja,friken t’jenë bashk’
Ashtu siç bënin dikur,në një kohë tjetër
Ç’prisni të ndodh,kur dashurinë lëmë jasht’
Këtij planeti të rrënuar,bërë zhele e vjetër

Të keqes kudo i shërbehet,ndaj ka lulëzuar
Paqe nuk po gjejmë më ,as me vetveten
Bota në rrugën pa kthim,tashmë e rrënuar
Mediokrët drejtues,trumbetojn gënjeshtrën

T’mos iu duket çudi,që rrëshqasim çdo ditë
U largum nga cilësi e virtyte që trashëguam
Fëmijve iu vodh e ardhmja,s’i lam’ pak dritë
Me neglizhencën tonë,botën e shkatërruam

BOTA NĒ UDHËKRYQ !

Gjithkund njoftime alarmi e shirita të zi
Tabela e tabllo me mbishkrimin “shpëtoni”!
Bota e sëmurë, shtruar në kardiologji
Doktorë,që japin garanci,s’po ka më pavioni

Sinjali i kuq gjithkund nëpër rrugë,i ndezur
Sirenat e urgjencës,nuk kanë të pushuar
Njerëzimi hallakatur,me shpresë të vjedhur
Gjithkush me zotat e vetë,duke komunikuar

Biseda të dhimbshme ,me lot shoqëruar
Ndihmë zotit të vetë,të gjithë i kërkojnë
Përgjigjet që marrin,sa për t’i ngushëlluar
Më shumë te vetja,gjithkush të gërmojmë

Cilido mund të përmisohet,e të bëhet i mirë
Me misionin ,pastaj, që botën të përmisoj
Të shmang kaosin e momentin e vështirë
E përgjithmonë nga e keqa të shpëtoj

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT