Kam shkruar vargje, por jo sikur Agolli,
Për barin, lumin dhe”hënën mbi livadh”.
Qenin, gomarin, kalin dhe pelën që polli,
Unë i thurja këngë vashës gushëbardhë.
Kam shkruar vargje për vashën syshkruar,
Si Agolli për gjërat e vogla dhe të thjeshta.
Dhe ai magjinë e dashurisë e ka madhëruar,
Si rakinë, verën, mollët e rrushin në vreshta.
Kam shkruar vargje për vendin, luftën në jetë,
Duke i thënë penës e pushkës në male jeho.
Unë ”i përndjekuri dashurisë”luftëtar dhe poet,
Nuk arrita kurrë të shkruaj, si i madhi Dritëro.