Thonë: – molla është hurmë!
Vargu me rimë , hiç nuk shkon!
Por ta dini : – Jo çdo zhurmë ,
është muzikë kur e dëgjon.
Thonë , kot gërthet bilbili!…
Zëri i sorrës të mahnit!
Nga shpendra çel trëndafili!
Si floriri , shkrumbi shëndrit!
Ah!… Nuk mundem që t’i besoj…
Gjërat duken , flasin ndryshe.
Myshk e lule , s’janë njëlloj…
Krimbi s’bëhet… dallëndyshe.
Thonë për besë… – e kam nii ,
Por unë mund të them , pa frikë:
– S’mund të jetë kurrë…poezi ,
po nuk tringëllin… muzikë.
Ka shkëlqim , si gurë i çmuar ,
n ‘ errësirë shkëlqen e bën dritë!
Pse s’ka nota pentagrami ,
të çlodh… si të jetë muzikë.
Shpirtit dritë , si një magji…
Forcë të jep , të përpijsh retë!
Kjo unë them , është poezi…
Vitet shkojnë… ajo ka jetë.