Unë, Shën Valentini,
Dhe festën,
7 – 8 Marsit,
Ua dedikoj të gjitha,
Atyre grave,
Që vdiqën nga dora,
E një burri vrastar,
Dhe gjithë atyre,
Edhe pse vazhdojnë,
Të jetojnë me atë burrë,
Që nuk kanë parë,
Një ditë të bardhë.
Atyre grave që u vranë,
Me spata dhe me hanxhar,
Atyre grave që, për hir
Të fëmijëve,
Durojnë dhunën fizike,
Dhe psikologjike.
Të gjitha atyre grave,
Që mbajnë peshën,
E madhe të skamjes,
Të varfërisë,
Luftës për jetën.
Atyre grave që hanë,
Hekurin me dhëmbë,
Për t’u bërë ballë stuhive.
Të gjitha atyre grave,
Që vuajnë me kancerin,
E gjirit,
Të mos dorëzohen,
Jeta është e bukur.
Të gjitha atyre grave,
Që flenë dhe gdhihen,
Me lot në sy.
Për të gjitha ju gra,
Heroina të këtij vendi,
Që rrisni fëmijë jetimë,
Jeta është e bukur,
Me ju…