Friday, February 21, 2025
BallinaLajmeParashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme- Kur pritet të bie...

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme- Kur pritet të bie borë?

Java e ardhshme pritet të jetë relativisht e ftohtë, me mëngjese të shoqëruara nga ngrica dhe mjegull nëpër ultësira.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës këshillon pjesëmarrësit në komunikacion të jenë të kujdesshëm për shkak të mundësisë së rrëshqitjeve në rrugë.

Ditën e hënë parashikohen vranësira të paqëndrueshme, të cilat lokalisht mund të sjellin fjolla bore. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar, njofton IHMK.

E hënë

Moti do të jetë kryesisht i vranët, me mundësi për fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4°C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga -2°C deri në 2°C. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-5 m/s.

E martë

Parashikohet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të zbresin nga -7°C deri në -3°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në 2°C. Era do të jetë e lehtë nga veriu.

E mërkurë

Moti do të nisë me intervale me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të denden dhe priten reshje lokale të shiut të përziera me borë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga – 9°C deri në -5°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në 4°C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.

E enjte

Moti parashikohet kryesisht i vranët, me mundësi për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3°C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga -2°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.

E premte

Moti do të jetë i vranët me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -9°C deri në -4°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në 2°C. Era do të fryjë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.

“IHMK uron të gjithë qytetarët e Kosovës për 17-vjetorin e Pavarësisë! Kjo ditë e shënuar le të na shërbejë si frymëzim për të ardhmen, me shpresë dhe besim në një Kosovë të zhvilluar dhe të qëndrueshme. Gëzuar Pavarësinë”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT