Të thêrras Kosovê,
por je Dardani,
Stolisur me flamuj , si asnjehere.
Ma gëzofsh, fisnike, këtê pavaresi,
E lirê, aspiron rrugês tënde,plot barrierë.
Feston Drenica, Gjakova, Peja, Mitrovica, Prishtina
e krejt shqiptaria.
Në Tiranë e Shkup ndizet zemra,
Grusht bashkuar vllezëria.
Rritet çdo ditë Kosova sovrane,
Vaditur me aq gjak e me lotë nëne.
Atje, mbi Prekaz, ku ngjizi liria,
Qëndresë aspiratash, na flet historia.
Loti bëhet varg e gjaku bojë,
Bijtë e Skëndërbegut lartohen si heronj.
Rruga e lirisë së shtrejtë e kish hakun,
Shpirtin me dhanë, por jo nderin,pragun.
Si nuse me ngjan me fustan kuq e zi,
Nusëron e ëmbla, e bukura Dardani.
Shtatit të saj ndryshimi si ante
Mbi themele të pamposhtura,
Panteone trimërie bajrakun ngre.
Seç më shungullon si ushtimë mali,
Në këtë 17 Shkurt, ty këngën ta fali.
Kosovë martire me epokë lavdie,
Të kishim djep e zemër shqypnie.
Ti nuk u mposhte nga asnji stuhi,
Kosovë e gëzofshim këtë pavaresi,
Të bashkuar pa ndarje e kufi.
Urime Kosovë, urime Dardani,
Grusht bashkuar u bafshim Iliri.
Ashtu, siç Zoti na ka krijuar,
ardht orë e bardhë historinë ta ketë ndryshuar.