Nëse sheh një pemë të motçme
Mendjen vrije si ti zgjatesh jetën,
Ndryshe nga një mëndje boshe
Që mendon ta bëj dru për djegie.
Nëse sheh masive shkëmbore
Me qëndresën lidhi, quaji kala,
Jo si mëndja boshe që e don gurore
Nga etja e madhe për të bërë para.
Nëse sheh një përrua malor me ujë
Kanioneve tek zbret furishëm, ujvarë,
Pikë turistike të thotë shpirt ta bësh
Jo ti vësh digë, ta bësh hidrocentral.
Nëse sheh një fushë të lënë djerr
Shpirti të ther që i zoti si del për zot,
Barkun ajo fushe pjellore të gjërë
Me drithra e fruta duhet ta ketë plot.
Nëse sheh liqene me diga që lëngojnë
A lumenj me argjinatura të çara,
Ujra që dimrave furishëm vërshojnë
Gjoksin vëru, mos përmbuten shtëpi e ara
Nëse sheh pyje tek digjen
Nga pakujdesia apo me qëllim ,
Mendo se gjuhët e flakëve që lëpihen
Shpirtin tend shkrumbojnë dhe shpirtin tim.
Nëse sheh njerëz me çifte në krah
Që veten e mbajnë gjahtarë,
Sa here mbi shpendët qëllojnë ata
Ta dini, shpirtin tone kanë vrarë
Nëse se ke degjuar nga te paret
“Ne fillim zhduken pyjet dhe gjallesat”
Jane për të mos u harruar fjalët
Pa mjedisin, njeriut i vihet fshesa.