Dardani shqiptare tokë gjithmonë e vujtun.
Me gjakun e bijve historinë shkrujtun.
Shpirti ma don me të thurë vargje lirie.
Udhëkryqeve të kohës të thurën kurorë lavdie.
Arrnoje nanë atë këmishën motesh të gjakosur.
Qëndisi në flamurë krahët të bashkimit kombëtar.
Brengat e shekujve që kurrë s.kanë të sosur.
Nana Dardani e truallit tim amëtar..
Nanë s.ta duroj lotin që s.tu tha kurrë.
Tradhëtarët në fronte e herojtë në banka të gjykimit..
Të humburit e pagjetur pa varr emra të shkruar mbi murë..
Flladi ëmbël i lirisë që kurrë s.u ndie..
Mes nesh akoma zien erë e fortë tradhëtie..
Gjakun po na e thithë balta e kalbur e politikës..
Bijtë po ikin atdheu i zbrazur erë fike po bie.
Na sjellin të huajt të bredhin votrën për zaptije..
Me lotët e shpirtit nanë vargun ta qëndisi..
Kombi na përket neve që shkruajmë e dhimbjen ia gdhendim deri në ashtë..
Krahë të tharë degash këputur mbetur si një këmishë të grisur..
Kobçarët në zjarrë të gjetën e me krye në hi të lanë..