Saturday, February 22, 2025
BallinaVitrina e libritAlbina Trebicka -DRITHËRIMA e PUTHJES...

Albina Trebicka -DRITHËRIMA e PUTHJES…

Çasti,që më fale ti,
e ka emrin PUTHJE
se ma rrëmbeve,
kur nuk e prisja fare
Ta dhurova kur dëshira
jote ishte çmendur,
në atë cep të heshtur,
në atë qetësi të madhe…


Mendimet,
ndjenjat,
fjalët…
i gëlltita të gjitha
edhe vështrimet tinzare të kamarierit,
një rreze dielli puth
flokët e tua të thinjura,
ndërsa vargjet fshehur
vijnë e ikin të qeshura


Një tufë ëndrrash mbështjellë me pritje,
zgjuan drithërima nga puthja në ikje…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT