Dashuri, je ti që ia puth plagët,
Një më një këtij shpirti
E nuk e lë të dorëzohet,
Kur dhimbja klith, gjer në çmendi…
Hallall ta bëj mungesën, pritjen,
Orët që me ty flasin brenda zemrës,
Lotin e mallit që ndrin natën,
Tek digjet ethshëm mbi pragun e ditës…
A e ka pyetur ndokush feniksin
Per sekretin e ngjalljes së tij?
Dashuri, je fryma që zgjon jetën
Mbi grushtin tim të hirtë…